Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

 

Wednesday, 8 May 2013

Shën Joan Teologu, Apostulli dhe Ungjillori.- Feston dhe Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij Joani!



Shën Joan Teologu, Apostulli dhe Ungjillori.
Ungjillori Joan, nxënësi i dashur i Zotit, “ai që rra në kraharorin e Jesuit”, është ai që shkroi Ungjillin sipas Joanit, por dhe tre Letra Katolike, që mbajnë emrin e tij.
Përkujtimi i Apostull Joanit festohet më 26 Shtator. Festa e sotme lidhet me ngritjen e pluhurit mrekullibërës nga varri i Ungjillorit. Pas fjetjes dhe varrosjes së apostullit të shenjtë Joan Theologut në Efes (26 shtator), varri, i cili u gjend bosh, u bë një vend mrekullish. Veçanërisht çdo vit në këtë ditë, varri gjendej i mbuluar me një lloj hiri, të cilën të krishterët e vendit atje e quajtën “Manë”. Ata që lyheshin me të me besim, gjenin menjëherë shërim, pasi ajo shëronte nga sëmundje të ndryshme të shpirtit dhe të trupit. Kjo mrekulli e siguroi edhe një herë Kishën, që të kremtonte solemnisht për herë të dytë çdo vit kujtimin e dishepullit shumë të dashur të Zotit.
Ungjillori Joan, pasi nëpërmjet ndriçimit hyjnor parashikoi se së shpejti do të largohej nga kjo jetë në jetën e përjetëshme, mblodhi nxënësit e tij, doli jashtë nga Efesi. Atje në një pikë tregoi vendin ku të hapej një varr. Sapo kjo gjë u bë, hyri brenda i gjallë dhe fjeti në paqe. Ky varr që prej këtij çasti u bë burim shërimi.
Mbledhja e Apostullit dhe Ungjillorit të Shënjtë Joan, kryhej në tempullin e tij të njohur që ndodhej në vendin e quajtur i Shtatë, në Makrohorin e Konstandinupojës.
Për këtë tempull në Shtata, që ekzistonte në fund të shek të 4-ët pas K, kemi informacion nga Sokrati Skolastik. Gjatë shek të 9-të pas Krishtit tempulli i Teologut ishte i dëmtuar ndoshta për shkak të tërmeteve ose erozionit për këtë arsye e ngriti atë nga themelet perandori Vasil Makedhoni.

Në ditët që përkujtojmë Shën Joan Teologun dmth so the më 26 Shtator, feston dhe Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij, Joani. Për këtë arsye i urojmë atij nga thellësia e zemrës për SHUMË VJET O KRYEZOT gëzuar. Urojmë të të kemi të fortë dhe gjithmonë pranë nesh duke na udhëzuar drejt synimit final që nuk është tjetër veçse përfitimit të jetës së përjetëshmë. Të urojmë ditë të gjata, të ndriçuara e të bekuara.