Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

 

Sunday, 24 November 2013

Asambleja e 9-të Botërorë: “Fetë për paqen” - Kryepiskopi Anastas u rizgjodh President Nderi

- “Fetë për Paqen” është organizata më e madhe ndërfetare e botës, ku marrin pjesë të gjitha komunitetet më të mëdha fetare dhe ka si synim promovimin dhe arritjen e paqes -
 
   Nga 20-22 nëntor, në Vjenë, Austri u mblodh Asambleja e 9-të botërore e organizatës Fetë për Paqen. Aty moren pjesë 600 liderë fetarë, në përfaqësim të traditave fetare tradicionale nga çdo rajon i botës, për të folur mbi armiqësinë në rritje për “tjetrin” në të gjithë globin. “Fetë për Paqen” është organizata më e madhe ndërfetare e botës, ku marrin pjesë të gjitha komunitetet më të mëdha fetare dhe ka si synim promovimin dhe arritjen e paqes. Asambleja përfshin udhëheqës fetarë të Krishterë, Myslimanë, Budistë, Induistë, Hebrej, Sikh, Shinto, Bahai, Jain, Zoroastrianë etj.
   Në ditën e fundit të Asamblesë, Kryepiskopi i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, u rizgjodh President Nderi i këtij organizmi botëror. 
   Ky është një nderim i veçantë për veprën e Krypiskopit Anastas, si një veprimtar i shquar për paqen dhe mirëkuptimin ndërfetar në arenën ndërkombëtare dhe në vendin tonë. Eshte një zgjedhje që nderon edhe rolin e Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila deri para dy dekadave nisi rrugën e mrekullueshme të ringritjes nga gërmadhat dhe për gjithë vendin tonë.
Në ditën e fundit të punimeve të gjithë pjesëmarrësit aprovuan edhe “Deklaratën e Vjenës” –një qëndrim dhe thirrje  e përbashkët për paqen në botë dhe mirëkuptimin midis besimeve të ndryshme. Po në këtë ditë, Asamblenë e përshëndeti edhe Patriarku i Konstandinopojës, Tërëshenjtëria e Tij Vartholomeu.
22.11.2013
Zyra e Shtypit
E Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise
(FB: The 9th World Assembly of Religions for Peace, www.rpf.org