Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

 

Sunday, 22 December 2013

Koncert dedikuar Krishtlindjes në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" Korçë (Foto)

Të Εnjte më datën 19 12 2013 nën pëkrujdesjen e Mitropolisë së Shenjtë Korçë dhe ndihmesën e Konsullatës së Përgjithëshme së Greqisë në Korçë u paraqit nga Gjimnazi Artistik “Tefta Tashko” në bashkëpunim me Shkollën Greke Omiros, një program me këngë Krishtlindjesh. Prezantoi Koncertin znj Zamira Kita. Programin e përgatiti znj Marianthi Vrame e cila është dhe mësuese muzike në të dyja shkollat.



Nderuan me pjesmarrjen Mitropoliti i Korçës Joani cili dhe përshëndeti pjesëmarrësit dhe në fjalën e tij tha se sa e rëndësishme është që të dimë kuptimin e vërtetë të festës. Gjithashtu Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë z Joan Pedhioti , Prefekti i Korçës z Ardit Konomi, Kryetari i Bashkisë së Korçës z Sotiraq Filo, drejtorët e të dy shkollave z Pirro Naumi dhe znj Eleni Tuliu të cilët gjthashtu përshëndetën në fillim të koncertit. Prezentë ishin dhe të gjithë klerikët e Mitropolisë, prindër e shumë të tjerë.

Koncerti mallëngjeu të gjithë sa ishin prezentë dhe i ndihmoi ata që të ndjejnë frymën e Krishtlindjes



Të gjithë uruan që këto Krishtlindje të sjellin paqe dhe dashuri kudo.