Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

 

Wednesday, 15 January 2014

Kanë dalë në qarkullim kalendarët kishtarë 2014


    Prej disa javësh kanë dalë në shitje kalendarët kishtarë 2014. Në kopertinë ato kanë afreskun e absidës së Katedrales së re “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
    Kalendari i Madh shoqërohet me tekstin e plotësuar me të dhënat më të fundit “22 vjet përpjekje krijuese”, ku në mënyrë të përmbledhur jepet rruga e mrekullueshme e ringritjes nga gërmadhat e Kishës sonë, në këta 22 vjet të zhvillimit kanonik, nën drejtimin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasit. Çdo muaj ka fotografi me tematika të ndryshme, nga jeta e Kishës sonë dhe nga trashëgimia shumë e pasur që ajo ka krijuar në shekuj.
    Kalendari i vogël, përveç muajve dhe leximeve të çdo dite, shoqërohet edhe më një shpjegim të Lumërimeve, shkëputur nga libri “Udhëtim shpirtëror”, i Kryepiskopit Anastas. Ai përmban edhe informacionet e plota bazë për organizimin kishtar të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.