Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

 

Tuesday, 1 July 2014

Deklaratë - Kemi qenë dhe jemi dakort që busti i Imzot Theofan S.Noli të vendoset në Durrës.



KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
ZËVENDËSIA ARKIHIERATIKE – DURRËS
KISHA “APOSTULL PAVLI & SHËN ASTI”
   Adresa: Lgj. 3. Rr. Skënderbej, pranë BKT. Tel & Fax +355 522 307 67


DEKLARATË

Deklarojmë se kemi qenë dhe jemi dakort që busti i + Imzot Theofan Nolit të vendoset në Durrës.
Theksojmë se: ishte organizata “Foleja kombëtare shqiptare” që i ndërpreu bisedimet me Kishën “Apostull Pavli & Shën Asti” të Durrësit, për arsyet që ata i dinë dhe për asnjë moment për shkakun tonë. Sigurisht, këto çështje nuk zgjidhen as me panflete dhe as me ultimatume, por duke dialoguar me të gjitha palët.
Mënyra se si u veprua ditën e djeshme, nuk e nderon veprën e tij të jashtëzakonshme për Kishën dhe vendin, por e ul dhe fyen atë. Ne dëshirojmë që busti i + Imzot Theofan Nolit të jetë në Durrës, sepse aty i takon të jetë.
Për të realizuar këtë ne do të kërkojmë edhe bashkëpunimin e autoriteteve lokale vendore të qytetit.
Durrës, 30 qershor 2014