Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

 

Sunday, 22 February 2015

Dorëzimi i ndihmave për të afërmit tanë të prekur nga përmbytja!

Mitropolia e Shenjtë Korçë dhe besimtarët e saj morën pjesë në përpjekjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale për të zbutur sado pak dhimbjen e qytetarëve në nevojë në zonat e përmbytura.  Ajo tregoi dashurinë dhe solidaritetin e saj me vepra të shprehura  nga të gjithë besimtarët. Me një delegacion të përbërë nga Atë Kristaq Mertiri dhe Vladimir Nestori Mitropolia e Shenjtë Korçë  dorëzoi një sasi të konsiderueshme ndihmash të shumëllojshme.
Dorëzimi u krye në Qëndrën e Emergjencave Fier ku prezent ishte Kryetari i Bashkisë së Fierit por dhe vetë Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z Erion Veliaj i cili përgëzoi  dhe falenderoi përfaqësuesit për ndihmat e dorëzuara. Sigurisht Mitropolia e Shenjtë Korçë si  pjesë e Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare gjithmonë ka treguar dhe do të tregojë me vepra që ndodhet pranë njeriut në nevojë.  Besimtarët orthodhoksë e kuptojnë shumë mirë se çdo të thotë të ndihmosh dikë në nevojë sepse ata kanë përjetuar dhe shijuar ndihmesën e të tjerëve në çaste të vështira por e kanë dhe pjesë së jetë së tyre më Krishtin shprehjen e dashurisë  me vepra solidariteti ndaj të afërmit në nevojë.