Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

 

Monday, 9 February 2015

Njoftim

Të dashur vëllezër dhe motra më Krishtin.
Ju ftojmë të gjithëve të shprehim dashurinë tonë  tek vëllezërit tanë në nevojë në zonat e përmbytura, duke ofruar secili sipas mundësive pranë Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në qëndër të qytetit nga ora 11:00 deri në ora 13:00 dhe nga ora 15:00 deri në ora 17:00. Solidariteti dhe ofrimi është pjesë e jetës të një ortodoksi. Ai që i jep të varfërit dhe ndihmon njerëzit në nevojë i jep hua Perëndisë. Prandaj të gjithë së bashku të nxitojmë për të ndihmuar të gjithë ata në nevojë me sa kemi mundësi. 

Mitropolia e Shenjtë Korçë