Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

 

Sunday, 6 September 2015

Liturgji Arhieratike me përfaqësues të Kishave Orthodhokse!

Sot, dt. 6 shtator 2015 ne Katedralen "Ngjallja e Krishtit", Tirane, u krye Liturgjia Arkihieratike me perfaqes te Kishave Orthodhokse (Patriarkanave dhe Kishave Autoqefale).
Liturgjia u kryesua nga Kryepiskopi i Tiranes, Durresit dhe i Gjithe Shqiperise, Fortlumturia e Tij, z. Anastas,. Gjithashtu bashkemeshuan edhe anëtaret e Sinodit eë Shenjte te Shqiperise.
Kisha katedrale e mbushur me besimtarë orthodhokse priti edhe besimtare (klerike e laike) katolike, protestante, kopte etj. nga vende te ndryshme te botes.
Mitropoliti i Belgjikës, Hiresia e Tij, Athinagora, përfaqësues i Patriarkanës Ekumenike, mbajti predikimin e dites duke lidhur leximin biblik me
mundesine e realizimit te paqes ne bote.
Në fund te Liturgjise, Kryepiskopi Anastas, pershendeti te gjithe pjesemarresit, vecanerisht komunitetin e Sant' Egidios qe ne bashkepunim me Kishen Orthodhokse ashtu dhe Katolike krijoi mundesine e Takimit Nderfetar e Nderkombetar, qe fillon sot ne Tirane dhe mbledh te perfaqesues te te gjitha feve nga e gjithe bota.
Me pas perfaqesite pjesemarrese u priten ne nje pritje te ngrohte ne Sallen e Pritjes se Qendres Sinodale.
Foto: Dhjakonesha Aleksandria Ritsi