Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

 

Saturday, 26 December 2015

Mitropolia e Shenjtë Korçë pranë të afërmëve në nevojë me vepra dashurie!

Mitropolia e Shenjtë Korçë dhe Mitropoliti i saj Hirësia e Tij +Joani kujdesen vazhdimisht për të gjithë bashkëqytetarët në vështirësi. Krishti na la si porosi që të shërbejmë dhe të ndihmojmë me dashuri këdo që ka nevojë ashtu siç bëri dhe bën ai vetë për të gjithë ne, kjo porosi është natyrisht dhe shprehja me vepra e dashurisë, Mitropolia e Shenjtë Korçë e plotëson, me
sa mundësi ka, këtë porosi çdo ditë. Një pjatë gjellë e ngrohtë pret më shumë se 120 të afërmit tonë. çdo ditë, në Mencën që funksionon pikërisht për ta përballë selisë së Mitropolisë. Sa herë që ka festa vetë Hirësi Joani shërben dhe drekon bashkë me ta. Kështu dhe sot me rastin e Krishtlindjes Hirësi Joani së bashku me klerikë dhe personalin e Mitropolisë ndihmuan në shtrimin e drekës. Tashmë varfëria është në rritje dhe shumë nga bashkëqytetarët, të afërmit, tanë kanë nevojë për të pasur qoftë dhe një pjatë gjellë. Për këtë arsye të gjithë ne besimtarët orthodhokse duhet të shprehim besimin, dashurinë tonë duke bërë çështë e mundur për të ndihmuar këtë vepër të pëlqyer nga Zoti. Të gjithë së bashku të ndihmojmë që fëmijët, prindërit, të moshuarit, në nevojë të kenë mundësi të paktën të ushqehen. Një i krishter orthodhoks pa vepra dashurie nuk mund të quhet besimtar. Kemi detyrë të gjithë para Perëndisë që na ofron kaq shumë të japim diçka për të ndihmuar ata sa nuk munden dot as të ushqehen as të vishen, as të festojnë në asnjë çast. Ata të cilët kanë nevojë që të harrojnë hidhërimin e tyre të madh për shkak të varfërisë ekstreme. 
Gëzuar për shumë vjet. Urojmë që mot me ndihmën e Perëndisë të ketë më pak njerëz në vështirësi, por dhe nëse do të shtohen ne do të jemi këtu, së bashku , që të ofrojmë për ato sa kemi mundësi duke shprehur kështu Dashurinë e krishterë, siç na i tregoi me vepra dhe Krishti, Perëndia jonë.