Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

 

Monday, 25 April 2016

E Djela e Dafinës në Mitropolinë e Shenjtë Korçë, dorëzimi i një Dhiakoni të ri. (fotografi dhe video)

 E Djela e Dafinës u festua me madhështi në Mitropolinë e Shenjtë Korçë. Besimtarë të shumtë morën pjesë në Meshën Hyjnore në Katedralen Ngjallja e Krishtit të kryesuar nga Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij Joani. Ajo që ishte e veçantë këtë vit ishte dorëzimi në gradën klerikale të Dhiakonit të të riut Vangjel Sotiri. Bëhet fjalë për një besimtar, të devotshëm e të virtytshëm, që u dorëzua plotësisht në Vullnetin e Zotit, dorëzoi veten e tij, me vetëmohim dhe dashuri, në shërbim të trupit të Krishtit që është Kisha dhe tek të gjithë besimtarët që e përbëjnë atë. Ne i  urojmë ndriçim dhe çdo bekim të Zotit.Përgjithmonë i DENJË - AKSIOS