Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

 

Monday, 18 April 2016

Nga fronëzimi i MItropolitit të Elbasanit, Hirësi Andonit, në kishën e Shën Nikollës, Elbasan, 17.4.2016.

 Biografi e shkurtër
e Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Elbasanit, Andonit

Hirësia e Tij, Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, Imzot Andon (Merdani), lindi më 7 dhjetor 1969 në Tiranë. 
Kreu studimet në Akademinë Theologjike “Ngjallja e Krishtit” - Shën Vlash, Durrës në vitet 1996-1999. Ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera Fakultetin Theologjik të Universitetit Kombëtar “Kapodistria” të Athinës (2002-2006) dhe ka përfunduar studimet master në “Dhiatën e Re” në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut. Është diplomuar në nivelin master në “Sociologji - Psikologji - Komunikim” të Arsimit të Lartë “ISSAT”, gjithashtu është diplomuar në Universitetin “UBIS” të Gjenevës. 
U qeth murg dhe u hirotonis dhjak nga Hirësia e Tij, Mitropoliti i Korçës, Joani, në vitin 2000. U hirotonis prift më 21 nëntor 2002 nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi. Më 21 nëntor 2006 u hirotonis Episkop i Krujës si ndihmës i Kryepiskopit dhe shërbeu si protosingjel i Kryepiskopatës së Tiranës. 
 Është anëtar i Bordit të Fondacionit “Frymë Dashurie”, anëtar i bordit ekzekutiv të Fondacionit “Klinika Orthodhokse Ungjillëzimi”, anëtar i Komitetit Ndërfetar të Shqipërisë dhe ka dhënë mësim në Akademinë Theologjike “Ngjallja e Krishtit” në periudhën  2006-2012. Ka marrë pjesë në shumë konferenca, takime dhe aktivitete, duke përfaqësuar Kishën e Shqipërisë.