Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

 

Monday, 2 May 2016

Mbrëmësorja e Dashurisë dhe vizitat për urim në selinë e Mitropolisë me rastin e Pashkës! (fotografi dhe video)

Të Djelën e Pashkës në Kishën e Burimit Jetëdhënës besimtarët orthodhoksë morën pjesë në Mbrëmësoren e Dashurisë të udhëhequr nga Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij +Joani. Sipas traditës Mbrëmësorja e Dashurisë mbyllet në ballkonin e Mitropolisë ku Mitropoliti me gjithë klerikët psalin së bashku “Krishti u Ngjall” më pas gjithë besimtarët kalojnë në sallonin e selisë së Mitropololisë për të urura nga afër Mitropolitin Joan por dhe njëri-tjetrin. Në këto urime marrin pjesë dhe shumë përfëqsues të politikës, kështu dje për urim në Selinë e Mitropolisë erdhi vetë Presidenti i Republikës së Shqipërisë z Bujar Nishani i cili u shpreh se vlerëson shumë komunitetin orthodhoks dhe për atë sa ka ofruar dhe ofron vazhdimisht por dhe klerikët të cilët ofrojnë kaq shumë. Korça, sipas Presidentit, është vendi i përshtatshëm për të ururar Pashka dhe të gjithë orthodhoksë. Por nuk ishte vetëm Presidenti ai që uroi Pashkën në selinë e Mitropolisë sonë. Anëtarë të tjerë të pushtetit qëndror si zvKryeministri Niko Peleshi,  të pushtetit lokal si Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo, Prefekti i Korçës Ilir Konomi, deputetë, përfaqësues së Partisë Demokratikë, anëtarë të Omonias, përfaqësuese të Komuniteteve të Tjera fetare, drejtorë të institucioneve të ndryshme, të shkollave të qytetit pedagogë e  shumë besimtarë të thjeshtë ishin prezentë për të ururar Mitropolitin e Korçës Hirësi Joanin por dhe të gjithë komunitetin nëpërmjet tij. Nuk munguan dhe përfaqësuesit e shteteve të tjera në Korçë si zv Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Korçë z Spiro Nako bashkë me familjen e tij të cilët patën dhe një bisedë të vogël të përzemërt me Presidetin e Republikës z Bujar Nishani.
Hirësi Joani i falenderoi nga zemra  të gjithë ata sa uruan dhe në veçanti Presidentin e Republikës i cili dhe na nderoi në veçanti me prezencën e tij.
Krishti u Ngjall
Për shumë vjet Gëzuar të gjithëve.