Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

 

Monday, 18 December 2017

IKONA E KRISHTLINDJES NE DRITEN E INTERPRETIMIT ORTHODHOKS Leonid Uspenski

Image result for εικόνα χριστούγεννα
IKONA e Krishtlindjes NE DRITEN E INTERPRETIMIT ORTHODHOKS

Leonid Uspenski


Krishti mbi dhenë’, ngrehuni!
Ikonën e Krishtlindjes, ata që nuk janë të njohur me frymën e besimit orthodhoks, e shohin si të ngarkuar me detaje të tepërta. Kompozimi iu duket disi fwmijwnor, i pa rregullt, më shumë  e thjeshte, se sa serioze. Por kjo thjeshtësi është diçka shumë e thellë, diçka që na bën të kujtojmë fjalët e Zotit: “me të vërtetë po u them juve, nëse nuk e pranoni Mbretërinë e Perëndisë si fëmijë, nuk do të hyni në atë”. Ikona e Lindjes e mbështetur tek Shkrimi i Shenjtë dhe Tradita e Shenjtë, na zbulon përmbajtjen dogmatike dhe gjithë kuptimin e festws. Me ngjyrat dhe pasurinë e detajeve dhe pikërisht me thjeshtësinë e saj, është ikona e mbushur me më shumë gëzim nga ikonat e Festive Zotërore.
Tradita ikonografike orthodhokse ruan me përpikmëri tipologjinë e përditëshme të Lindjes, e cila, është më e pasura dhe më e plota në përmbajtje, si më poshtw: Në qendër përpara, poshtë disa maleve, ndodhet shpella, ku Zoti është i shtrirë në grazhd mes dy kafshësh, që qëndrojnë anash tij, Virgjëresha dhe ajo e shtrirë mbi një shtresë, në pjesën e sipërme engjejt dhe ylli. Nga njëra anë e shpellës barinjtë dhe nga ana tjetër magët, të cilët vijnë t’i falen Krishtit. Në pjesën e poshtmtwme, nga njëra anë dy gra që lajnë foshnjën dhe nga ana tjetët Josifi, që qëndron përballë një plaku, i cili mban në dorë një shkop.
Përsa I përket përshkrimit ikona përputhet në mënyrë respective e Kondaqin Shkurtoren: …1 Ikona shton dhe dy skenat e pjesës së saj fundore, të cilat Kondaqi nuk I përshkruan, por që janë të mara nga Tradita.
Përsa i përket përmbajtjes, ikona e Krishtlindjes ka dy pamje. Para së gjjithash zbulon kuptimin e festes, faktin e mishërimit të Fjales Perandi dhe na vendos përpara një dëshmi të dukshme të dogmës themeltare të besimit tonë, duke nënvijëzuar kështu dhe hyjnishmërin dhe njerishmërinë e Jisuit. Së dyti, na paraqit dinamikën e ngjarjes në botën natyrore dhe parashfaq perspektivën e konseguencave shpëtonjëse të kësaj ngjarje. Sipas Shën Grigor Naziansit,: “Lindja e Krishtit, nuk është festa e krijimit, por festa e rikrijimit të botës”, një ripërtëritje, e cila shenjtëron krijimin. Mishërimi i Perëndisë i jep krijimit një rëndësi të re, që është edhe qëllimi edhe arsyeja e ekzistencës së tij, metamorfoza shpërfytyrimi e tij e ardhshme. Për këtë arsye dhe gjithë krijimi merr pjesë në misterin e lindjes së Çlironjësit dhe shikojmë rreth Perëndinjeriut përfaqësues të të gjithë krijesave, të cilat ofrojnë mirënjohjen e tyre: “…”2. Ikona  paraqet kafshët edhe bimët, por qendra e kompozimit ekuivalentohet në momentin qëndror kohor të festës. Të gjitha detajet e tjera orientohen të gjjitha sëbashku tek ky moment, i cili është Djali i mbështjellë me shpërgënj dhe i shtrirë në grazhd në thellësinë e errët të shpellës në të cilën lindi. Ungjijtë nuk thonë asgjë për shpellën, por informacioni vjen nga tradita.
Dëshmia më e hershme e shkruar në lidhje me këtë, është ajo e martirit dhe filozofit Justin, i cili thotë: “Duke mos pasur Josifi ku të banojë në atë qytezë, u vendos në një shpellë jo shumë larg Vithlehemit”.
Djali që është i shtrirë në grazhd, është vetë Perëndia, i cili u shaq: “tek ata qw rrinin në errësirë dhe në hijen e vdekjes”, për t’i shpëtuar nga mallkimi i vjetër i mëkatit stërgjyshor, që të shpërfytyrojë natyrën njerëzore dhe t’i rijapë asaj bukurinë e parë. Shën Grigori i Nisës krahason lindjen në shpellë me dritën shpirtërore që ndriçoi në errësirën e vdekjes, e cila mbështillte racën njerëzoe. Errësira e thellë e shpellës mbi ikonë, paraqet simbolikisht botën materiale, që tretet nga mëkati dhe tek e cila lind “Dielli i drejtësisë”.
Ungjilli sipas Llukait flet për grazhdin dhe shpërgenjtë: “Dhe e mbështolli me shpërgënj dhe e shtriu në grazhd”. Dhe pak më poshtë grazhdi dhe shpërgënjtë janë shenja që engjëlli u dha barinjve për të njohur Shpëtimtarin: “Dhe kjo do të jetë shenja do të gjeni në grashd një foshnjë të mbështjellë me shpërgënj”.
Himni i lartpërmendur na thotë se grazhdi ishte dhurata që i ofroi shkretëtira foshnjës. Kuptimi i këtyre fjalëve na zbulohet nëpërmjet Shën Grigor Naziansit: “Njeri i paarsyeshëm, gjunjëzohu përpara grazhdit prej të cilit do të ushqehesh me Fjalën”. Ky vend i shkretë, i cili i ofroi si strehë Zotit grazhdin, u paratha në Dhiatën e Vjetër, sepse edhe atëherë në shkretëtire hebrenjve iu dha mana si “bukë prej qiellit”.
Mishërimi i Perëndisë fillon dhe mbaron me përuljen. Ikona na tregon zbrazjen e hyjnisë, përulësinë, zbritjen e Tij tërësore, i cili në grazhd paratregon dhe vdekjen e Tij, varrin, ndërsa shpërgënjtë savanin.
Brenda në shpellë, pranë Shpëtimtarit, shikojmë kaun dhe gomarin. Ungjijtë nuk i përmendin këto kafshë, por ndërkaq tek të gjitha ikonat e Lindjes së Zotit i ndeshim pranë Foshnjës. Vendi që ato zënë në qendër të ikonës, shfaq rëndësinë që u jep Kisha këtyre detajeve. Prezenca e kafshëve shpjegohet pa asnjë dyshim nga nevoja praktike sikunër i tregon edhe Akuluthia e Krishtlindjes: Virgjëresha udhëtoi hipur mbi një gomar, ndërsa kaun e kishte sjellë vlesori Josif, për ta shitur në mënyrë që të mbulojë shpenzimet e udhëtimit. Megjithatë kjo nevojë praktike nuk është e mjaftueshme që të justifikojë paraqitjen e kafshëve kaq pranë Çlironjësit. Por, këtë e shpjegon profecia e Isaias: “Kau e njeh zotërinë e tij dhe gomari grazhdin e zotërisë së tij, por izraeli dhe populli im nuk e njeh Zotin Perwndinw e tij”. Perëndia duke zbritur dhe duke u bërë njeri  nuk gjeti vend midis njerëzve, sepse ata nuk e pranuan. Shpella dhe grazhi u përkasin kafshëve. Duke paraqitur kaun dhe gomarin ikona na kujton profecinë e Isaias dhe na fton në njohjen dhe kuptimin e Misterit të Ekonomisë Hyjnore, e cila u përmbush me Lindjen e Shpwtimtarit.
Ajo, që parasë gjithash bën përshtypje, kur shikojmë ikonën e Lindjes, është Virgjëresha dhe vendi që ajo ze. Ikona thekson vendin e rëndësishem që ze në Lidje, Nëna Perëndilindëse, d.m.th në të kremten e rikrijimit të botës. Eshtë Eva e re, ashtu sikunër Eva u bë nëna e njerësve para Krishtit, kështu Eva e re, Virgjëresha Mari u bë nëna njerëzimit hyjrespektues. Por, nwse Eva e vjetër, u kish dhënë rëndësi fjalëve të gjarprit në parajsë, Eva e dytë dëgjoi  përshëndoshjen kryeengjëllore. Merr pjesë edhe ajo në shpëtimin tonë, ashtu sikundër Eva e parë u bë shkak i rënies sonë. Ikona e Lindjes, veçon pjesëmarrjen e Marisë në shpëtimin tonë, e prezanton të Tërëshenjtën duke e theksuar në mënyrë të veçantë në pjësën qëndrore dhe duke i dhënë superdimensione. Në shumë ikona është më e madhja nga të gjithë personat. Është e shtrirë shumë pranë birit të saj hyjnor mbi një shtrojë, por përgjithësisht jashtë shpellës.
Pozicioni i Virgjëreshës është gjithmonë shumë i rëndësishëm dhe i lidhur me problemet dogmatike të kohës dhe të vendit ku është bërë ikona. Ndryshimet që paraqiten çdo herë në pozicion e qwndrimit tw Virgjwreshws, shpehin herë hyjninë dhe herë njerishmërinë e Zotit. Kështu në disa skena të Lindjes, Virgjëresha është gjysëm e shtrirë dhe gjysëm e ulur, pra pozicioni i saj është mëse i zakonshëm, për të treguar mungesën e dhimbjeve të lindjes, lindjen virgjërisht dhe origjinën hyjnore të Foshnjës (si kundërpërgjigje e herezisë nestoriane). Ndërkohë që në shumicën e ikonave të Lindjes Virgjëresha është e shtrirë dhe me pozicionin e saj shpreh një lodhje të skajshme dhe një debulesë. Nikolla Mezariti duke përshkruar një skenë të tillë thotë: “lodhja hiperbolike e Virgjëreshës që shprehet në ikonë, iu kujton besimtarëve se mishërimi i Çlironjësit, nuk ishte fenomenik, por real.
Rreth personave qëndrorw të Foshnjës dhe Virgjëreshës shohim detajet që sikundër thashë dëshmojnë njëkohësisht dhe ngjarjen e mishërimit të hyjëshëm, por edhe ndikimin që pati mbi krijimin.
Engjëjt përmbushin shërbesën e tyre të dyfishtë, lavdërojnë Perëndinë dhe sjellin edhe lajmin e mirë tek njerëzit. Ikona e shpreh këtë shërbesë të dyfishtë, duke paraqitur një pjesë të engjëjve lart duke lavdëruar Perëndinë dhe një pjesë poshtë drejt njerëzve. Këta njerëz janë barinj të thjeshtë, të cilët për shkak të pastërtisë së zemrës kanë privilegjin që të komunikojnë me botën mbinatyrore, duke u vlerësuar kështu të bëhen dëshmitare të një mrekullie. Në ikonë paraqiten duke dëgjuar himnin e engjëjve dhe shpeshherë një bari që i bie fyellit dhe përzien muzikën, arti njerëzor, me këngën e engjëjve.
Nga ana tjetër e shpellës shohim magët, i udhëheq ylli, një reze e të cilit drejtohet mbi shpellë. Kjo rreze gjithashtu bashkon yllin me një pikë, e cila kalon kufijtë e ikonës dhe shpreh simbolikisht botën qiellore. Ikona shpërfaq kështu, se ky yll nuk është vetëm një fenomen kozmik, por edhe një mesazhier nga më përtej, i cili kujton se mbi dhe’ lindi Ai, i cili i përket qiellit. Nëse tek barinjtë e paarsimur misteri u zbulua në mënyrë direkte nga një engjëll, magët, njerëz të dijes, duhet të bëjnë një rrugë të gjatë, e cila do ti sjellë nga njohja e relatives, në njohjen e Absolutes, nëpërmjet një objekti të studimeve të tyre. Shën Vasili I Madh thote se, astrologët Kaldeas trashëgonin brez pas brezi analogjinë me profecinë e Valaamit. Në mëngjezoren e Krishtlindjes dëgjojme “…”. Kështu ylli është i njëkohshëm me profetcinë ose përmbushje e saj dhe fenomeni kozmik që vunë re i udhëhoqi dijetarët: “që t’i faleshin Diellit tw Drejtësisë”. Është drita që sipas Leonit të Madh: “ndriçoi kombet dhe iu fsheh judenjve”. Kisha shikon tek barinjtë fillesat e Kishës prej judejve dhe tek magët fillimin e Kishës prej kombeve. Duke i ofruar Krishtit dhuratat e tyre “arin e pastër, Mbretit të të gjitha kohërave (të përjetshëm), temjanin, Perëndisë së të gjithëve dhe miron Të Pavdekshmit, që do të varosej tre ditë”, duke parashpallur vdekjen dhe ngjalljen e tij. Duhet shtuar se magët paraqiten të moshave të ndryshme, për të nënvizuar së zbulesa iu dha njerëzve pavarësisht moshës dhe eksperiences së tyre kozmike.
Poshtë në një cep të ikonës, dy gra lajnë Foshnjën. Kjo skenë është huazuar nga Tradita. Është një skenë e jetës së përditëshme, e cila tregon qartë se i Linduri, ishte si çdo i sapolindur tjetër nën nevojat e natyres njerëzore. Por, nga ana tjetër, sipas interpretimit të Nikolla Mezaritit, dy gratë janë bashkë dëshmitare të origjinës hyjnore të Foshnjës. Duke ardhur më vonë dhe duke mos qenë prezente gjatë lindjes, njëra prej tyre, Salomi, nuk besoi se si një Virgjër mund të lindte, mosbesim për te cilin u ndëshkua. Dora e cila guxoi të plotësonte këtë kureshtje mëkatare u paralizua dhe u shërua pasi u pendua dhe preku Foshnjën.
Një detaj tjetër tregon se me Lindjen “ligjet e natyres u thyen (u mposhtën)”. Bëhet fjalë për Josifin vlesorin. Nuk ka vend në pjesën qëndrore të ikonës, por përkundrazi gjendet qartësisht i veçuar nga Foshnja dhe e Tërëshenjta. Nuk është i ati. Pranë Josifit me pamjen e njw plaku të kërusur nga vitet qëndron djalli, i cili e tundon dhe në disa ikona edhe me brirë të vegjël dhe me një bisht disi të padallueshëm qartë. Prezenca djallit dhe vendi që zë si tundues, kanë një theks të veçantë në të kremten e Krishtlindjes, të rikrijimit të botës. Ikona e mbështetur tek Tradita, transmeton kuptimin e disa teksteve liturgjike, (si Ora e Pare dhe e Nëntë), të cilat bëjnë fjalë për dyshimet e Josifit dhe për tronditjen e madhe shpirtërore të tij, e cila shoqërohet nga mbrapa me errësirën e thellë të shpellës. Tradita e apokrifeve na sjell këto fjalë të djallit, me të cilat tundon vlesorin e Virgjëreshës: “ashtu sikundër ky shkop i thatë nuk mund të nxjerrë gjethe, kështu dhe virgjëresha nuk mund të lindë fëmijë”.