Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

 

Thursday, 28 December 2017

Letër Falenderimi e Klerikëve të Mitropolisë së Shenjtë Korçë drejtuar Presidentit të Republikës z.Ilir Meta

Image result for mitropolia e shenjte kroce
Korçë më 28.12.2017

Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta.


Shkëlqesia Juaj, ndjehemi thellësisht të emocionuar dhe njëkohësisht të nderuar dhe të vlerësuar nga veprimi juaj. Akti juaj kushtetues, i vlerësimit dhe dhënies së nënshtetësisë shqiptare, për kreun e KOASH, Fortlumërisë së Tij dhe Kryebariut tonë Imzot Anastasit. Ngjarje, e cila ngazëlloi zemrat tona dhe na e shtoi gëzimin e Krishtlindjes, sepse iniciativa juaj, nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me një person, por me një komunitet, i cili përfaqësohet prej tij.
Ky akt, ishte jo vetëm realizim i një drejtësie të munguar, por edhe një mirënjohje për kontributin e paimagjinueshëm, që Kryepiskopi Anastas ka dhënë në ringritjen nga gërmadhat të KOASH, por edhe për përhapjen e imazhit dhe njohjes së saj në gjithë botën. I cili, me sakrifica të shumta, vetmohim dhe durim ka lartësuar emrin e Kishës dhe Komunitetit Orthodhoks në gjithë këto vite. Me fjalën e tij gjithmonë të ndierë, dashuri-prurëse dhe paqe-krijonjëse dhe më së shumti me veprën e tij.
Për të gjitha këto Shkëlqesia Juaj, iu falenderojmë në emrin tonë personal dhe komunitetit, të cilin baritojmë dhe përfaqësojmë. Nder për ju dhe për aktin tuaj, nder edhe për vendin nënshtetësinë e të cilit mori.
Në këto ditë festash do të donim t’iu uronim nga zemra festa të gëzuara, për ju dhe familjen tuaj. Suksese në detyrën tuaj. Perëndia t’ju japë shëndet, ditë të gjata dhe t’ju ndriçojë dhe bekojë, për të mirën tuaj dhe të gjithë vendit.
Me mirënjohje, falenderim dhe respekt:



Klerikët e Mitropolisë së Shenjtë të Korçës.