Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Sunday, 28 April 2013

E diela e Dafinave

Në këtë ditë festojmë hyrjen panigjirike të Zotit Jisu Krisht në Jerusalem. Gjatë ardhjes së Tij në Jerusalem Zoti dërgoi dy nga nxënësit e Tij që të marrin një gomar dhe hipur në të hyri në qytet. Sapo dëgjoi populli se po vjen Krishti morën menjëherë dega palmash në duar dhe dolën për ta pritur. Edhe disa shtruan rrobat e tyre në vendin që Jisui do të kalonte. Edhe të gjithë bashkë, edhe fëmijët e vegjël thërrisnin:  “ Hosana , I bekuar është Ai që vjen në emrin e Zotit, mbreti I Izraelit”. Krishti rivjen në Jeruzalem për të përmbushur ligjin. Krishti nuk I jep rëndësi të veçantë hyrjes panigjirike por ardhjes në kryq edhe në ngjallje. Hyrja e Krishtit në Jeruzalem është një hyrje martirike për në jetën pa mbarim drejt Zotit. Edhe për pak ditë do të martirizohet dhe do të vdes në kryq, për të mposhtur vdekjen dhe për të dhuruar jetën me ngjalljen.