Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Tuesday, 23 April 2013

Gjergj Tropeprurësi dhe Athanasi, Gliqeri, martirë (Festohet të hënën mbas pashke)



“Kur ishte 10 vjeç, i vdiq i ati, zyrtar nga Kapadhokia, kështu që nga Armenia, ku jetonin atëherë, u zhvendos me nënën e tij” në atdheun e saj, Diospoli (Lidha, Lod) të Palestinës. Megjithëse vetëm 20 vjeç dhe tashmë fare jetim, ishte kont i ushtrisë romake. Gjatë përndjekjeve, kur zbuloi besi-min e tij, u torturua nga perandori Dioklitian (284–305). E shpuan me shtizë, e shtypën me gurë dhe e kaluan në “rrotë” (Atë që torturonin e lidhnin të tendosur mbi një rrotë. Kur rrota rotullohej trupi shqyhej nga thikat dhe ganxhat që ishin poshtë vertikalisht). Ndërkaq një engjëll e shpëtoi, kështu që besuan shumë veta dhe ua prenë kokat. U ndriçuan më shumë njerëz sapo doli përsëri i paprekur nga një gropë gëlqereje. Më pas eci duke veshur këpucë hekuri të skuqur me gozhdë nga brenda, u rrah me kërbaç dhe iu dha helmi i magji-starit Athanas, të cilit iu pre koka sepse u kthye duke e parë atë të mos dëmtohet, dhe bile të ngrejë një të vdekur. Ngjalli një ka të bujkut të varfër, Gliqeri. Bujkun e varfër e therrën. Në të njëjtën mënyrë u konvertua dhe mbretëresha Aleksandra (21 prill). Së fundi, dëshmori i madh në vend që t’iu falej idhujve të një tempulli, i bëri që të thyhen për tokë në prani të monar-kut, i cili i turpëruar dha urdhër dhe ia prenë kokën. Natën Tropeprurësi kishte parë në ëndërr në burg Zotin ta kurorëzonte, kështu që e kuptoi dhe porositi shërbëtorin e tij që ta varrosnin në Lidha - sipas të tjerëve u martirizua atje. Sipas një tradite vrau një dragua, i cili nuk lejonte që të mernin ujë nga liqeni, afër të cilit kishte strofkën, vetëm në rast se i jepnin njerëz për ushqim! Stratillati (= kryegjenerali) i shumëhimnizuar dhe shumë-mrekullibërës, u nderua kudo qysh herët, ndërsa kishat e tij u ndërtuan që në shek. e 4-t. Kujtimin e tij kur bie brenda Kreshmëve të Mëdha, transferohet të Hënën e Pashkës, për t’u festuar në mënyrë të ndritshme. Veç kësaj, më 3 nëntor festojmë vendosjen e trupit në një kishë madhështore të tij, e cila u ngrit në Lidha sapo pushuan përndjekjet, dhe që u inagurua në të njëjtën ditë.Emri i tij (d.m.th. ara ose bujqësor) kemi mendimin se përbën një jehonë të Letrës së Parë për Korinth. 3. 9: “Ju jeni ara [greqisht: gjeorgjion] e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë”.