Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Tuesday, 13 August 2013

Njoftim.

Njoftim.

Mitropolia e Shenjtë Korçë informon të gjithë besimtarët orthodhoksë të dhioqezës së saj se gjatë të kremtes së madhe të Fjetjes së Tërëshenjtës do të meshohet në disa Kisha.
Kështu do të kemi meshim në Kishën e Shën Marisë në Korçë, në ajo e Drenovës, Voskopojës, Ziçishtit etj...
Ndërsa Mitropoliti i Korçës Hirësi Joani do të marrë pjesë në Meshimin Festiv që do të mbahet në Kishën e Fjetjes së Shën Marisë në Boboshticë.
Ftojmë të gjithë besimtarët të marrin pjesë me devotshmëri, besim dhe përulësi në këtë të kremte të madhe të Kishë sonë.
Le t'i lutemi të gjithë së Tërëshenjtës që të ndërmjetësojë tek Zoti ynë dhe biri i saj që të na ofrojë ndriçim dhe bekime në betejën tonë shpirtërore. Amin