- Get link
- Other Apps
Ja vlen të lexoni
Posted by
Mitropolia Korçë
on
- Get link
- Other Apps
Joani
është më i madhi ndër profetët, për këtë ikonizohet gjithnjë në të
majtë të Zotit Jisu Krisht. Pas së Tërëshenjtës, personi i parë më i
respektuar nga të gjithë shenjtorët është Joan Pararendësi. Ai dëshmoi
për të vërtetën dhe për ligjin e shenjtë të Perëndisë. Me qëllim që ky
ligj të ruhej i pastër e i pa cënuar, Joani sakrifikoi duke mos nguruar
të kritikonte edhe mbretin Herod, i cili bënte një jetë të shthurur.
Joani e kritikoi hapur mbretin Herod, sepse kishte marrë për grua
Herodiatën, të venë e vëllait të tij Filipit. Me guximin që e
karakterizonte, Joani i tha:- "Nuk është e lejueshme që të kesh gruan e
vëllait tënd". Për këtë arrësye Herodiata e urrente Joanin dhe donte të
hakmerrej sapo të gjente rastin. Herodi shtroi një gosti me rastin e
ditëlindjes së tij, ku ftoi gjithë parinë e Galilesë. Gjatë gostisë bija
e Heroditës kërceu një valle me të cilën i mahniti të gjithë të
pranishmit e në mënyrë të veçantë Herodin. Atëhere mbreti i entuzjazmuar
i premtoi vajzës:- " Kërko çfarë të duash dhe unë do të jap deri në
gjysmën e mbretërisë sime". Vajza vajti tek e ëma dhe e pyeti se çfarë
të kërkonte. E ëma plot djallëzi i tha:- "Kërko kokën e Joan Pagëzorit".
Mbreti nuk mund që ta refuzonte premtimin që pati dhënë. Atëhere dërgoi
një ushtar duke e urdhëruar që t’ia sillte kokën e Joanit në pjatë.