- Get link
- Other Apps
Ja vlen të lexoni
Posted by
Mitropolia Korçë
on
- Get link
- Other Apps
Ashtu siç e dimë të gjithë sot (26 09 2013) përkujtohet
Shën Joan Theologu. Kisha Orthodhokse në kalendarin e saj përkujton çdo ditë
një shenjtor i cili përkujtohet me synim që të ndihmojë në mënyrë praktike dhe
konstruktive jetën shpirtërore të çdo
besimtari të saj.
Ajo që bente të veçantë ditën e
sotme , për besimtarët orthodhoksë të Mitropolisë së Korçës, ishte fakti se sot
festonte dhe kryebariu tonë, Mitropoliti
Joan. Me këtë rast u mbajt një Meshë festive në Katedralen “Ngjallja” në Korçë.
Natyrisht që të gjithë klerikët e dhioqezës ishin prezentë kështu që festa u
celebrua me “Monoklisi”.
Katedralja u mbush plot me besimtarë
të cilët së bashku me klerikët luteshin fort që Zoti t’i falte ndriçim, bekime
dhe shëndet Mitropolitit Joan.
Në këtë Meshë të Shenjtë morën
pjesë nxënës dhe Mësues të Shkollave Jo-Publike “Omiros” dhe nga Gjimnazi “Platoni”.
Në fund të Meshës At Ilia Kotnani
uroji në emër të të gjithë klerikëve dhe besimtarëve Hirësi Joanin.
Hirësi Joani gjithashtu
falenderoi të gjithë sa ishin prezentë për ta ururar. Ai e përqëndori fjalën e
tij tek dashuria që duhet të kemi të gjithë për njëri-tjetrin dhe se sa e
nevojshme është që të mbushë zemrat tona
sidomos në ditët e vështira që jetojmë.
Pas naforës nxënësit e Shkollës “Omiros”
i dhuruan një buqetë me lule dhe i kënduan një këngë urimi.
Gjithashtu dhe të rinjtë
orthodhoksë kishin përgatitur një buqetë që ja dhuruan.
Dhe ne urojmë nga zemra Për Shumë Vjet o Kryezot.