Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Monday, 25 November 2013

Doli në qarkullim libri “Pjesë të zgjedhura nga kryeveprat e Shën Joan Gojartit”

Doli në qarkullim botimi më i ri i Kishës sonë “Pjesë të zgjedhura nga kryeveprat e Shën Joan Gojartit”, shqipëruar nga prof. S. Papahristo, përgatitur për shtyp nga z. Gaqo Bushaka.
   Shën Joan Gojarti, ky hierark i madh i Kishës sonë (shek. IV), “është nga ata yjet e mëdhenj që shkëlqejnë pa pushim në qiellin shpirtëror e që lëshojnë një shkëlqim e një dritë aq të fortë, sa kjo të mundë të arrijë dhe gjer në kohët më të largëta, duke thyer e dërrmuar pengesat e kohës së tërëfuqishme dhe duke çarë me triumf mjegullën e dendur që lëshojnë smira e ligësitë e tjera… Shtatëmbëdhjetë shekuj kanë shkuar që kur u shfaq Gojarti në këtë botë. Shtatëmbëdhjetë shekuj! Megjithëkëtë, fjalët e tij që elektrizonin dikur shpresëtarët e Antiokisë dhe të Konstandinopojës, vazhdojnë të jenë të freskëta edhe sot e kësaj dite dhe tingulli i tyre ka arritur gjer sot po me atë fuqi që kishte në kohën kur dilte nga goja e oratorit të madh…”.
   Pjesët e përzgjedhura nga predikime të Shën Joan Gojartit, që paraqiten në këtë botim, me një gjuhë të thjeshtë dhe shkurt, synojnë një ndërtim shpirtëror, moral dhe social-edukues. Libri gjendet në të gjitha enoritë e Kishës sonë.
   Libri përmban:
    · Jetën dhe veprën e tij
    · Për zemërimin
    · Kundër të bërtiturave Zonjat dhe shërbëtoret
    · Kreshma e vërtetë
    · Influenca e gruas mbi burrin e saj
    · Stolia e gruas dhe luksi
    · Zakoni i betimeve
    · Për të martuarit rishtas
    · Dorështrënguari dhe i pasuri i vërtetë
    · Madhështia e Krijuesit
    · Kisha triumfuese
    · Rritja dhe edukimi i fëmijëve
    · Përsëri për të pasurit dhe për pasurinë
    · Të pajtohesh me armikun shpejt e pa vonesë
    · Vlera dhe fuqia e epsheve (volupteteve)
    · Si të sillemi me ata që mëkatojnë
    · Perëndia dhe mendja jonë
    · Gruaja dhe Perëndia
    · Prindërit më të ligj se fëmijëvrasësit
    · Mësimet e prindërve dhe fëmijët
    · Nxënësit e vërtetë të Krishtit
    · Triumfi i Krishterimit
    · Fuqia e fjalës dhe e këshillës
    · Të bëhemi vetë gjykatës dhe ligjvënës
    · Shembulli dhe modeli i përulësisë
    · Fuqia e fjalës dhe e këshillës Pjesa e II-të
    · Durimi i vdekjes
    · Pse janë të dobishme hidhërimet
    · Edhe të rinjtë, edhe pleqtë
    · Kur do të vijë drita
    · Puna nuk është ndalim për virtytin
    · Bashkëpunimi midis ndërgjegjes dhe vullnetit
    · Gjithnjë i mirë
    · Përpjekje nga ana juaj
    · Nën mbrojtjen e Perëndisë
    · Harroje të keqen dhe pajtohu me armikun
    · Sa vuan ai që nuk harron të keqen
    · Sasia dhe cilësia
    · Fytyra dhe shpirti
    · Gëzimi i vërtetë
    · Shkëlqimi i Krishtlindjes
    · Një apologji e pamjaftueshme
    · Një orë në javë