Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Tuesday, 5 November 2013

Presidenti i Greqisë z.Karolos Papulias vizitoi Kryepiskopin Anastas


    Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë, 3 nëntor 2013, Presidenti i Greqisë, Z. Karolos Papulias vizitoi pasdite Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij Anastasi.
   Pritja u organizua në selinë e Sinodit të Shenjtë. Në sallën e pritjeve u shkëmbyen fjalët e rastit, ku Kryepiskopi Anastas bëri një ekspoze të përparimit e zhvillimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në këto 22 vjet, më pas Kryepiskopi Anastas i dhuroi edhe nje kopje faksimile të Kodikut të Korçës, shek. X. Merrnin pjesë Episkopët Andoni, Nathanaili dhe Asti, klerikë e laikë orthodhoksë. 
    Më pas Z. Papulias vizitoi Katedralen e re “Ngjallja e Krishtit”, ku u prit me psalmet në shqip të korit bizantin “Joan Kukuzeli”, si dhe sallën e konferencave pranë saj, ku u dha një program i shkurtër nga grupi muzikor i radios “Ngjallja”.