Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Tuesday, 15 April 2014

Doli në qarkullim libri liturgjik "Java e Madhe e Shenjtë".

   
Këto ditë doli në qarkullim libri liturgjik “Java e Madhe e Shenjtë”. Libri përmban të gjithë shërbesat adhuruese të Kishës Orthodhokse që kryhen gjatë Javës së Madhe e të Shenjtë të Pashkës. Ky është ribotim i librit me të njëjtin emër botuar nga Kisha jonë në vitin 2009.  
   Në këtë botim janë shfrytëzuar gjerësisht përkthimet dhe përshtatjet në gjuhën shqipe të Imzot Theofan Nolit në dy variantet e botuara të tij, si edhe përshtatjet në gjuhën e sotme të përkthimit të Kostandin Kristoforidhit dhe përkthyesish të tjerë.
   Libri përmban të gjitha shërbesat adhuruese të Javës së Madhe, temat e të cilave janë: të Hënën e Madhe përkujtojmë të Lumurin Josif, të Fortbukur e të Fortmirë, si dhe fikun e mallkuar e të tharë prej Zotit; të Martën e Madhe përkujtojmë paravolinë e Dhjetë Virgjëreshave; të Mërkurën e Madhe përkujtojmë gruan mëkatare që leu Zotin me miro; të Enjeten e Madhe kujtojmë Lajtoren e Shenjtë, Darkën Mistike, Faljen e Përmbinatyrshme të Zotit në Gjethsimaní dhe Tradhtinë e Judës ndaj Zotit; të Premten e Madhe kremtojmë Pësimet e Shenjta shpëtimtare dhe të tmerrshme të Zotit dhe Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht; të Shtunën e Madhe kremtojmë Varrimin e Hyjtrupshëm dhe Zbritjen në Hadh të Zotit tonë Jisu Krisht; të Dielën e Madhe të Pashkës kremtojmë Ngjalljen jetëprurëse të Zotit tonë Jisu Krisht