Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Friday, 8 August 2014

U zhvilluan kampet kombëtare të djemve


   Edhe këtë vit vazhdoi tradita e bukur e Kishës sonë, e nisur 15 vjet më parë, e organizimit të kampeve verore për fëmijë, për djem dhe vajza, ndarë në tri grupmosha, të cilat u zhvilluan nga data 28 qershor - 28 korrik 2014.
   Në kampin e djemve morëm pjesë 230 kampistë nga të katër mitropolitë e vendit. Në këtë kohë pushimesh fëmijët e të rinjtë u lidhën më tepër me Perëndinë dhe me njeri-tjetrin.
 
Kampi i parë - kampi i fëmijëve
 
   Kampi i parё i djemve për këtë vit u organizua nga 28 qershor - 7 korrik, nё mjediset e Manastirit të Hirshёm tё Shёn Vlashit dhe të Akademisё Teologjike "Ngjallja e Krishtit", në Durrёs. Në të morën pjesë 85 fёmijё tё moshave 10-13 vjeç nga i gjithё vendi, nga familje orthodhokse, por edhe nga familje me prejardhje të tjera fetare.
   Tema e kёtij viti ishte “Zoti ёshtё bashkё me ne”. Çdo pjesë e programit të kampit ishte e lidhur me të dhe aktivitetet u trajtuan në përputhje me moshën e fëmijëve pjesëmarrës. Temat u zhvilluan nga katekistë dhe pedagogë të Akademisё Teologjike. Tema e parë e zhvilluar në kamp ishte “Perёndia ёshtё me ne nё krijim dhe nё çdo krijesё ne shikojmё praninë e Perёndisё”. Mё pas u fol pёr historinё e Shpёtimit, duke theksuar se Perёndia nuk e krijoi njeriun dhe nuk e braktisi atë nё vёshtirёsitё e jetёs, por u kujdes pёr tё. U fol për profetët Abraham, Moisi, Isaia etj. Gjithashtu, u fol edhe mbi temën se Perёndia u bё njeri nё mënyrë që ne tё shpëtojmë nga mëkati, të bëhemi të mirë e të shenjtë si vetë Ai, si vetë Krishti etj. Ndërsa tema mbyllëse ishte “Si tё jemi me Perёndinё çdo ditё tё jetёs sonё dhe jo vetёm nё kamp”.
   Programi i kampit ishte i organizuar dhe i ndёrthurur nё mёnyrё tё tillё qё fёmijёt tё rriteshin nga ana shpirtërore, të mësonin më tepër mbi gjëra të ndryshme dhe tё argёtoheshin. Argëtimet ishin të shumta dhe mjaft tërheqëse. Kjo periudhë pushimi ishte një periudhë çlodhjeje nga mësimet por edhe argëtimi dhe miqësie e rrallë. Fëmijët pjesëmarrës nuk e ndaluan aty shoqërinë e krishterë që krijuan me njëri-tjetrin, por shprehën dëshirën që ta vazhdojnë dhe në të ardhmen.
 
Dhjakon Spiro Topanxha
 
Kampi i dytë - kampi i gjimnazistëve
 
   Kampi i dytë kombëtar i djemve, ai për ata që ndjekin shkollat e mesme, u zhvillua nga 8 – 18 korrik. Në të morën pjesë 100 djem nga i gjithё vendi, tё moshave14-17 vjeç. Ata ishin të ndarë në 10 grupe dhe çdonjëri nga to mbante emrin e një shenjtori. Tema e kampit ishte “Zoti është bashkë me ne”.
   Kampi kishte një program të larmishëm shpirtëror dhe zbavitës. Kështu, u zhvilluan lexime të pasazheve biblike bazuar në Ungjillin sipas Mattheut, biseda sociale e shpirtërore, mësim dhe shpjegim i Simbolit të Besores, lojëra dhe veprimtari sportive, punëdore, këngë etj. Duke qenë afër Durrësit, të rinjtë kaluan mjaft kohë edhe në plazh.
   Kampistët mësuan se mjedisi që na rrethon është dhuratë për ne nga Perëndia dhe si i tillë duhet të mbahet pastër dhe të ruhet. “Ta pastrojmë ambientin në një ditë”, ishte nisma e tyre, e mbështetur nga “Adria Net TV” (televizion lokal në Durrës), gjatë të cilës ata pastruan një pjesë të bregdetit.
   Djemtë përgatitën edhe një koncert festiv në të cilin prezantuan këngë, skeçe, valle, punime dore dhe një ekspozitë fotosh nga kampi i parë i djemve, që u zhvillua 18 vjet më parë. Në këtë koncert ishte i pranishëm edhe televizioni “Adria Net”.
   Për t’u dhënë atyre idenë se Kisha dhe shërbimi i saj është pjesë e të gjithë anëtarëve të saj, kampistët një ditë u bënë drejtues të kampit dhe drejtuesit u bënë kampistë. Dhe rezultati ishte mjaft domethënës. Ata panë se të jesh drejtues duhet të jesh gati për të përballuar vështirësitë që do të dalin, të kesh njohuri, të dish të organizosh, të kesh përvojë në shërbimin tënd dhe të duash Krishtin dhe çdonjërin që është i pranishëm. Ditët e fundit të kampit ishin mjaft të rëndësishme. Ato u shoqëruan me pagëzimin e 14 të rinjve, që u kryen nga Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti.
 
Dhimitër Piperi
 
Kampi i tretë - kampi i studentëve
 
   Kampi i tretë i djemve u zhvillua në Manastirin e "Shën Gjergjit", në Çukë të Sarandës, nga 19-28 korrik. Ai u zhvillua me bashkëpunimin e Zyrës së Rinisë dhe së Zyrës se Katekizmit të Kryepiskopatës . Në kamp u mblodhën 45 të rinj dhe staf nga i gjithë vendi, për të kaluar bashkë 10 ditë dhe për të mësuar më shumë rreth besimit Orthodhoks dhe lidhjen e tij me jetën e përditshme. Tema e kampit ishte “Zoti është bashkë me ne”.
   Çdo ditë fillonte me shërbesat në Kishën e vjetër të "Shën Gjergjit". Pas shërbesave, të gjithë hanim mëngjes dhe përfshiheshim në Studimin Biblik dhe më pas të gjithë ishin të lirë të për të kryer aktivitete të ndryshme, si not në plazhet rreth manastirit, sporte të ndryshme, diskutime rreth besimit me kampistët e tjerë ose me stafin. Kjo kohë e lirë ishte e rëndësishme pasi u lejonte djemve të krijonin miqësi me njëri-tjetrin, si dhe të diskutonin biseda të lira. Kjo bëri që kampistët të kërkonin një kuptim orthodhoks në lidhje me çështjet dhe problemet që kalonin në jetën e përditshme.
   Pas ngrënies së drekës, të gjithë kampistët ishin të lirë deri në kohën e bisedës së mbrëmjes. Në këto biseda diskutohej se si Zoti është me ne në aspekte të ndryshme të jetës, si: në krijim, në Liturgji Hyjnore dhe pas saj, dhe në vdekje. Pas çdo bisede, të gjithë shkonim për darkë dhe këndonim këngë. Pastaj ktheheshim në Kishën e "Shën Gjergjit" për ta mbyllur ditën në lutje të përbashkët.
   Përveç programit të përditshëm , i gjithë kampi vizitoi një ditë parkun arkeologjik të Butrintit. Qyteti antik, i ndërtuar rreth shek.IV para Krishtit, ka kaluar shumë faza përgjatë historisë së tij. Aty gjenden rrënojat e të paktën 8 kishave dhe ka ndodhur martirizimi i Shën Therinit etj. Kampistët patën mundësinë të mësojnë mbi historinë e tij të pasur, por dhe të përjetonin një Shërbesë Mbrëmësoreje në rrënojat e Katedrales së shekullit XIII.
Ditën e shtunë, më 27 korrik, tre kampistë u bënë pjesë e Kishës Orthodhokse nëpërmjet misterit të Pagëzimit. Shërbesa u krye në ujërat e kaltra të detit Jon, në shkëmbinjtë poshtë kodrës së manastirit.
 
Dhjakon Stefan Ritsi
 
 
 
Foto nga kampi i parë - kampi i fëmijëve
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Foto nga kampi i dytë - kampi i gjimnazistëve
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Foto nga kampi i tretë - kampi i studentëve