Të premten më datën 28 09 2014, përkujtonim Jetëndrimin e Apostullit të
Shenjtë Joan Teologu. Në këtë ditë festonte dhe Mitropoliti i Korçës Hirësia e
Tij Joani. Populli besimtar së bashku me klerikët i uruan nga zemra për shumë
vjet gëzuar,bekime dhe ndriçim pas
Meshës së Shenjtë të mbajtur me këtë rast. Të shumtë ishin dhe fëmijët nga shkolla
jo -publike të ndryshme të qytetit si dhe fëmijët e kopshtit të Mitropolisë të
cilët me mënyrën e tyre uruan dhe shprehën dashurinë e tyre kundrejt tij. Rinia
Orthodhokse po ashtu e uroi Hirësi
Joanin duke i dhuruar një buqetë me
lule.
Më pas në një prej sallave të Katedrales Ngjallja e Krishtit Hirësi Joani,
mori shumë urata nga besimtarët orthodhoksë të Korçës që ishin mbledhur me këtë
rast.
Po ashtu të gjithë ne urojmë PËR SHUMË VJET GËZUAR.