Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Friday, 28 November 2014

Dhoksologjia e Flamurit, ceremonia me rastin e festave të Nëntorit!


 Si çdo vit për festat kombëtare të 28-29 Nëntorit, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, u mbajt ceremonia fetare e Dhoksologjisë së Flamurit. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të ndryshëm të pushtetit lokal  si Prefekti Ilir Konomi, Kryetari i Bashkisë z Sotiraq Filo si dhe funksionarë të tjerë. Mitropoliti i Korçës ,  Hirësia e tij Joani  udhëhoqi  ceremoninë që u krye së bashku me 10 klerikë të tjerë, në prezencën e shumë besimtarëve e jo vetëm.  Në fjalën e tij ai tha: “Në këtë ditë të shënuar të Historisë së Popullit tonë do të doja  t’iu uroja të gjithëve gëzuar për shumë vjet, dhe dy arsyet kryesore në këtë ditë për të falenderuar Perëndinë janë këto:  E para se na ka dhënë një vend të bukur, që ka gjithçka dhe duhet të jemi mirënjohës për atë që ka bërë Perëndia për ne dhe e dyta është që Perëndia e ka lënë këtë vend në kujdesin tonë,  dhe çdo njeri që realisht beson tek Zoti ka përgjegjësinë për ta mbrojtur sepse është e pamundur që njeri të dojë Zotin e të mos përpiqet të përparojë vendin ku banon,  e kam përsëritur disa herë dhe ndoshta është e rëndësishme ta përsëris dhe sot,  masa e vërtetë e atdhetarisë nuk është të masim se sa shumë shajmë të tjerët, por është në masën se sa ne përparojmë, e lulëzojmë, vendin tonë, përsëri në këtë ditë të shënuar ju uroj të gjithëve gëzuar e për shumë vjet”.