Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Tuesday, 6 January 2015

Theofania- Uji i Bekuar në Korçë. (fotografi +video)

Me gëzim dhe shprestari u kremtua dhe sivjet festa e Theofanisë – Ujit të Bekuar, nga besimtarët ortodoksë të Korçës. Besimtarë të shumtë, mgjth se ditë pune, morën pjesë në Meshën Hyjnore të mbajtur në Katedralen Ngjallja e Krishtit. Pasi u krye ceremonia e Shenjtërimit të Ujit dhe Mesha përfundoi, pasoi “Ankandi” tradicionali i Ikonave të Shenjta. Besimtarë të shumtë me kënaqësi ofronin shuma të ndryshme për të patur si një “mik” të veçantë dhe bekim një prej shenjtorëve të shumtë të kishës sonë, për 40 ditë. Më të ndjeshëm tregoheshin kur një ikonë e së Tërëshenjtë, e Krishtit apo e shenjtorit që mbanin emrin shfaqej për “ankand”. Gëzim i madh dukej në sytë dhe në buzëqeshjen e tyre kur merrin në duar Ikonat e Shenjta.
Pasi mbaroi ky  lloj “ankandi” bamirës që ka si qëllim kryesor kontributin e të gjithëve për të ndihmuar veprën shpirtërore dhe bamirëse të Kishës sonë, të gjithë së bashku besimtarët me në krye klerikët u drejtuan drejt Bashtës Vangjush Mio ku dhe u krye ceremonia e Shenjtërimit të Ujrave duke hedhur Kryqin e Nderuar në shatrivanin që ndodhet atje.
Me hedhjen e Kryqit tre persona u hodhën për të kapur. Pas disa çastesh njëri prej tyre e nxorri Kryqin të cilin e dorëzoi tek Hirësia e Tij +Joani. Mitropoliti i Korçës +Joan me shumë dashuri e priti dhe  i dha bekimin e tij.
Të gjithë më pas morën nga Uji i Bekuar për ta patur në shtëpi si ilaç shpirtëror dhe trupor. Është vërtet një mrekulli që uji i mbushur në këtë ditë nuk pëson asnjë lloj shndërrimi dhe mbetet i pastër dhe i pijshëm deri sa zvendësohet nga ajazma e vitit që vjen, çdo vit më datën 6 Janar.  
Urojmë që të gjithë të pranojmë në zemrat tona shenjtërimin dhe në mendjen tonë ndriçimin që ofrohet nga besimi dhe jeta më Zotin tonë Jesu Krisht.