Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Monday, 9 March 2015

Shërbesë përshpirtjeje dhe veprimtari me rastin e 50-vjetorit të fjetjes së Imzot Theofan Nolit


    Në një atmosferë festive, pas Liturgjisë Hyjnore, u përkujtua 50-vjetori i fjetjes së Imzot Theofan Nolit (13 mars 1965). Me këtë rast u krye Shërbesa e Përshpirtjes, që u drejtua nga Episkopi i Apollonisë, Hirësi Nikolla. Pastaj, të pranishmit morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit të Imzot Theofanit rrugës pranë kishës.
 
     Gjithashtu, vijoi edhe një program i pasur me himne kishtare, poezi dhe referate në lidhje me jetën dhe veprën e Imzot Theofan Nolit. Veprimtaritë u kryen me bekimin e  Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqiperisë, Imzot Anastasit. Në këto aktivitete morrën pjesë Kryetari i Bashkisë së Durrësit z.Vangjush Dako, autoritete vendore, përfaqësues të komuniteteve fetare, intelektualë dhe besimtarë të shumtë.
 
 
 
Çaste nga veprimtaritë në perkujtim të Imzot Theofan Nolit