Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Friday, 8 May 2015

UROJMË NGA ZEMRA PËR SHUMË VJET MITROPOLITIN E KORÇËS HIRËSI JOANIN!

KRISHTI U NGJALL. Sot Kisha jonë e Shenjtë përkujton Apostullin dhe Ungjillorin Joan Theologu. Në këtë ditë feston emrin e tij dhe Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij, imzot Joani. Të gjithë së bashku le t'i urojmë Kryebariut, Dhespotit, Mitropolitit tonë të Dashur, vite të mbushura me Bekime e plot Dashuri që të na udhëzojë ne grigjën e tij në një jetë shpirtërore të vërtetë orthodhokse, ashtu si ka bërë dhe të gjitha këto vite që është pranë nesh.Edhe njëherë GËZUAR PËR SHUMË VJET.


Joanit fort të Hirëshmit dhe Perëndizgjedhurit Mitropolit të Mitropolisë fort të Shenjtë të Korçës, Pogradecit, Kolonjës , Devollit dhe Voskopojës, Atit dhe Kryebariut tonë të shumta i qofshin vjetët.