Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Sunday, 13 December 2015

KRESHMA NE KISHEN ORTHODHOKSE SIPAS SHEN VASILIT TE MADH

Kreshma eshte dhurate e cmuar e Perendise. Rregulli i hershem qe u ruajt si trashegimi aterore dhe arriti deri ne ditet tona. Pranoheni pra, me gezim. Sherbetore, pranoni qetesine tuaj. Pasanike, pranoni ate qe ju shpeton nga cdo rrezik i te velurit dhe jep shije sa ngrenia e tepert i ben pa shije. Te semure, pranoni memen e shendetit. Te shendetshem, pranoni sigurimin e gjendjes se mire shendetsore. Pyesni doktoret dhe do t’ju thone se asgje nuk eshte aq i paqendrushem dhe i pasigurt se sa shendeti. Prandaj te urtet perpiqen me kreshme te ruajne shendetin e tyre dhe te shpetojne nga pesha dermuese e obezitetit.
Mos pretendo se nuk mund te kreshmosh duke sjelle si pretekst semundje apo dobesi trupore, perderisa nga ana tjeter, gjate gjithe jetes, me ngrenie te tepert e torturon trupin tend. Njoh shume mire se si doktoret imponojne tek te semuret ndoshta diete modeste dhe kreshme se sa shumllojshmeri dhe bollek ushqimesh. Perndryshe cila eshte me e lehte per trupin, ta kaloje naten me nje darke te lehte, apo te bjere i renduar ne krevat nga ngrenia e tepert? Mundet qe te clodhet apo do te rrotullohet i tejngopur dhe i stermunduar? Cilen anije kapiteni mund ta drejtoje me lehte
dhe ta shpetoje nga nje furtune, ate qe eshte e ngarkuar plot e perplot apo ate qe ka peshen e saj normale? Anijen e ngarkuar plot e perplot nuk do ta zhyte nje furtune e vogel? Keshtu ndodh dhe me trupat, kur stermundohen nga ushqimi i shumte, lehte u nenshtrohen semundjeve. Ndersa kur ushqehen pak, ruajne shendetin e mire te tyre.
* * *
Por le ta shohim historikisht ceshtjen e kreshmes, per te vene re se sa ajo u respektua nga shenjtoret dhe se sa te mira ka kryer. Moisiu i lavderuar, pas kreshmes 40 diteshe guxoi te ngjitet ne majen e malit Sina dhe te marre pllakat e 10 porosive ( Dalja 24:18). Nuk do te merrte guximin t’i afrohej majes, e cila nxirrte tym nga prezenca e Perendise, nese nuk do te armatosej me kreshmen. Kreshmoi dhe si i tille bashkebisedoi me Perendine.
Profeti Samuel ishte fryt i kreshmes. Nena e tij, Ana, pasi kreshmoi, u lut tek Perendia dhe i kerkoi nje femije, nen betimin se do ta perkushtonte tek Ai (1 Mbreterit 1:11).
C’ishte ajo gje qe e beri te pa mundur nga armiqte heroin e madh Samson? Kreshma! Me kreshmen u ngjiz ne te perbrendshmet e nenes se tij. Kreshma e lindi. Kreshma e ushqeu. Kreshma e rriti. Ajo kreshme qe engjelli e percaktoi: Kur thote “femija qe do te lindi, nuk do shijoje asnje nga produktet e vreshtit. Nuk do te pije vere, as ndonje tjeter pije te forte” ( Gjykatesit 13:14).
Kreshma lind profete. Mbeshtet te fortet. Urteson ligjvenesit. Pajis me arme heronjte. Ushtron gjimnastet. Perball ngasjet. Banon me mendjekthjelltesine dhe pastertine. Ne kohe lufte ben trimerira dhe ne kohe paqeje meson qetesine. Shenjteron te dedikuarit dhe persos prifterinjte. Asnje nuk mund t’i afrohet Tryezes se Shenjte (Altarit) dhe te kryeje Liturgjine Hyjnore, pa kreshmuar me pare.
Profeti Ilia u denjesua pas kreshmes 40 diteshe, qe te shohe Perendine ( 3Mbreterit 19:8-18). Per hir te kreshmes u tregua me i forte nga vdekja dhe ngjalli femijen e vdekur (3Mbreterit 17:21-23). Per hir te kreshmes pengoi qiellin qe te bjere shi per 3 vjet e gjysme (3Mbreterit 17:1, 18:1). Dhe kete e beri, qe te zbuse zemrat e izraeliteve, te cilet i ishin dorezuar pabesise dhe te paligjshmes. Keshtu provokoi ne te gjithe popullin kreshme te detyruar, deri sa te pendohen dhe te ndreqin mekatin qe e ka pikenisjen nga rehatia dhe nga jeta e ngathet.
Profeti Daniel, qe per njezet dite nuk shijoi buke dhe as uje nuk piu (Danieli 10:2-3), mesoi akoma dhe luanet qe te kreshmojne (Danieli 6:12-22). Luanet e uritur nuk e shqyen, sikur te kishte trup prej guri apo prej bakri apo ndonje materiali te forte. Kreshma forcoi trupin e profetit dhe e beri te pacenuar nga dhembet e egersirave, ashtu sic lyerja e ben hekurin te paprekshem nga ndryshku.
* * *
Kreshma fuqizon lutjen. Behet krah ne rrugen e saj drejt qiellit. Eshte mema e shendetit, mesues i rinise, stoli e pleqerise. Eshte bashkeudhetar i udhetareve dhe siguri e bashkeqytetareve. Burri aspak nuk dyshon per besimin bashkeshortor te gruas se tij, kur e sheh se bashkejeton me kreshmen. Gruaja nuk mundohet nga zilia kur sheh burrin e saj te kreshmoje.
Kush u ligeshtua ndonje here nga kreshma? Llogarite gjendjen ekonomike te shtepise sate gjate nje dite kreshme. Llogarite dhe ne nje dite te zakonshme. Keshtu shume lehte do te konstatosh se sa fitim te madh ke me kreshmen. Mendo se si akoma dhe tatimoret lejojne tatimpaguesit te jetojne per pak kohe te qete dhe te pashqetesuar. Le t’i lejoje pra dhe trupi nje pushim gojes. Ajo le te beje nje armepushim, qe, kur ngopet, filozofon perreth permbajtjes, ndersa, kur ka uri, harron sa ka pohuar me pare. Kush kreshmon, nuk ka nevoje per kredi as i duhet te paguaje keste.
Kreshma behet shkak te defrehet njeriu. Sepse ashtu sic etja e ben te embel pijen dhe uria te kenaqshme tryezen, keshtu dhe kreshma i ben te shijshme ushqimet. Nese do pra qe tryeza jote te jete e kenaqshme, prano ndryshimet e kreshmes. Por nese je gjithmone i rrethuar nga ushqime te pasura, i ben padrejtesi vetes sate, sepse zhduk kenaqsine me epshin e pamatshem. Asgje nuk ka qe nuk perbuzet me kenaqsine e vazhdueshme te tij. Ndersa ne te kundert, shpesh deshirojme ato gjelle qe rralle i shijojme. Prandaj Krijuesi yne krijoi, shumellojshmerine ne jeten tone me qellim qe te ndjejme kenaqsine e gjithe te mirave te Tij. Ver re se c’ndodh ne natyre: Dielli nuk ndrit me teper pasi nata iken? Gjumi nuk eshte me i embel pas agripnise ? Shendeti nuk eshte me shume i deshirueshem pas sproves se semundjes? Keshtu dhe tryeza behet me shume e dashur pas kreshmes. Kjo po qe vlen per te gjithe. Dhe per te pasurit qe kane gjelle te bollshme, dhe per te varferit qe kane me pak ushqim.
* * *
Te kujtosh dhe te kesh frike shembullin e te pasurit te paraboles (Llukait 16:19-31). Defrimet e shumta e drejtuan ne ferrin e perjetshem. Ky i pasur nuk u akuzua per ndonje te keqe. Por per shkak te rehative dhe te ushqimit qe shijonte, por dhe te indiferences se tij per varferine e Llazarit, u denua kaq ashper. Kreshma dhe durimi ne vuajtje, perkundrazi, nuk ishin ato qe i dhuruan prehjen Llazarit? Paravolia nuk permend te tjera virtyte te tij, pervecse per keto, qe si dy krahe, e lartesuan dhe e prehen ne gji te Abrahamit. Kujdes pra dhe ti, se mos ndoshta, ndersa tani pi me kenaqesi pije te ndryshme dhe te neveritet uji, me vone mos lutesh per nje pike te vetme te tij, ashtu si i pasuri. Asnje nuk pesoi asgje se piri uje. Asnjeri nuk u deh. Asnje nuk ndjeu dhimbje koke apo zali. Ndersa ne te kundert, tretja e keqe, qe dashur pa dashur, i shoqeron gostite, shkakton semundje te tmerrshme.
* * *
Jeta e Shen Joan Prodhromit, Pagezorit, ishte nje kreshme ne vazhdim. Nuk kishte as krevat, as tryeze, as toka, as kafshe, as magazina ushqimesh, as ndonje gje tjeter nga ato qe ne jete konsiderohen te domosdoshme. Prandaj per kete Zoti shpalli se Joani ishte “me i madh nga sa jane lindur prej nene” (Mattheu 11:11).
Kreshma e ngriti ne qiellin e trete edhe apostull Pavlin, qe e numeroi ne te mburrurit per vuajtjet e tij (2 Korinthianeve 11:27).
Por per te gjithe virtytet, tip model dhe shembull kemi vete Zotin. Zoti pra, pas kreshmes 40 diteshe, nisi vepren e tij ketu ne toke (Mattheu 4:2). Si fillim fortifikoi dhe armatosi me kreshmen trupin, qe mori per hirin tone dhe me pas pranoi tundimet e djallit.
Ne menyre te ngjashme dhe ne, me kreshme le te pergatitemi dhe paraprakisht, le te stervitemi per lufterat kundrejt armiqve shpirterore. Ne nje perleshje luftarake te pasigurte, prezenca e nje aleati perkrah nje nderluftuesi, perben humbjen e tjetrit. Pra shpirti dhe trupi gjenden ne gjendje nderluftuese. Me ke do bashkeluftosh? Nese do bashkeluftosh me trupin do te semuresh shpirtin. Ndersa nese do te luftosh me shpirtin do te nenshtrosh trupin. Meqenese do te besh te fuqishem shpirtin tend, disiplinoje trupin me kreshme. Apostull Pavli shkruan: “ Sa njeriu i jashtem (dmth trupi) shkon ne prishje, aq dhe ai i brendshmi (dmth shpirti) perterihet” (2 Korinthianeve 4:16).
Moisiu qe te marre ligjin per here te dyte, iu desh kreshme per here te dyte (Eksodi 34:28). Ninevitet, nese nuk do te kreshmonin, ata dhe kafshet e tyre, nuk do t’i kishin shpetuar shkaterrimit (Jonai 3:4-10). Por dhe Esaun, cfare ishte ajo qe e diskretitoi dhe e beri sherbetor te vellait te tij? Nuk ishte ushqimi? Prandaj dhe vete shiti parebirnine e tij ( Zanafilla 25:29-34)! Cilet, perseri, lane kufomat e tyre ne shkretetire? A nuk i lane ata te cilet kerkuan ngrenien e mishit dhe rehatine ne Egjypt (Numrat 11:33-34)? Dmth aq kohe sa izraelitet mbeten te kenaqur vetem me manen, fituan mbi armiqte e tyre dhe asnje prej tyre nuk semurej. Por kur kujtuan tenxheret me mish dhe keshtu paten nostalgji per skllaverine ne Egjypt, u denuan. Vdiqen ne shkretetire dhe nuk u denjesuan te shohin token e premtuar. Nuk ke frike edhe ti kete shembull? Nuk mendon se ndoshta me ngrenien e tepert perjashtohesh nga toka e premtuar ne qiell? Defrimi i ushqimit te yndyrshem dhe me bollek krijon ne shpirt avuj, qe, si nje re e dendur tymi, pengojne mendjen te dalloje rrezet e Shpirtit te Tereshenjte.
Kreshma eshte nje arme e forte kunder demoneve, “kjo lloj fryme nuk mund te debohet me asnje mjet tjeter, pervec se vetem me lutje dhe kreshme”, tha Zoti ne rastin e te riut te demonizuar ( Marku 9:29). Me kenaqjen, dehjen dhe shijet e ndryshme nxitet dhe cdo lloj shthurjeje. Gjahu i kenaqsise transformon njerezit e logjikshem ne kafshe pa arsye. Jeta e tepruar (dehja e tepruar apo jeta e shthurur) shkakton deformime te frikshme. Per te shthururit behet shkak te kerkojne gruan tek burri dhe burrin tek gruaja. Kreshma ndreq dhe jeten martesore. Pengon shfrenimin dhe imponon vetepermbajtje, marreveshje, qe bashkeshortet t’i kushtohen lutjes.
* * *
Por virtytin e kreshmes mos e kufizo vetem ne diete. Kreshme e vertete nuk eshte vetem mosngrenia e disa ushqimeve, por largimi nga pasionet dhe mekatet: mos i bej padrejtesi askujt. Te falesh te afertin tend per hidherimin qe te shkaktoi, per te keqen qe te beri, per parate qe te ka borxh. Perndryshe, pervecse nuk ha mish, ha vete vellain tend. Pervecse vetpermbahesh nga vera, nuk vetpermbahesh ne pergojim. Pervecse kreshmon deri ne mbremje, harxhon diten tende neper gjykata. Shkrimi i Shenjte thote: “Mjere ata qe dehen pa pire vere” (Isaia 28:1). Dehje e tille eshte psh zemerimi, qe ben shpirtin te cmendet. Gjithashtu eshte frika, qe paralizon mendjen. Pergjithesisht cdo pasion qe turbullon trurin eshte njekohesisht dehje. I nxehuri dehet me pasionin e tij. Nuk mendon se ke ka perpara tij. Si te luftoje ne mes te nates, rremben c’te gjeje, pengohet tek cdokush. Nuk di se c’thote, shan, godet, kercenon, nxehet, uleret. Pra nese do realisht te kreshmosh, duhet t’u largohesh gjithe pasioneve.
Ki kujdes dhe dicka tjeter: te mos behet kreshma e neserme shkak i jetes se shthurur sot. Mos shkaterro me mungesen e kontrollit te sotem vetpermbajtjen e neserme. Kur dikush do te martohet me nje grua te ndershme, nuk ve me pare ne shtepine e tij dashnore dhe te perdala. Sepse gruaja e ligjshme nuk duron te bashkejetoje me te paligjshmet dhe te degjeneruarat. Keshtu pra edhe ti. Me pritjen e kreshmes mos prano dehjen e shthurur, qe eshte nena e paturpesise, shoqe e shakase se ndyre, e gatshme per cdo imoralitet. Kreshma dhe lutja nuk do te banojne brenda shpirtit, qe eshte ndotur nga jeta e shthurur. Zoti pranon ne banesat qiellore ate qe kreshmon. Por perjashton, si te perlyer dhe te pershtire, plangprishesin. Pra nese vjen neser dhe bie ere alkool, mendon se do ta llogarise si kreshme jeten tende te tepruar? Ku te te caktoje? Tek pijanecet apo tek te permbajturit? Dehja qe u parapri, te tregon pijanec, ndersa dieta qe fillove, kreshmues. Me mbeturinat e dehjes, kreshma jote behet e padobishme. Dhe nese fillimi eshte i padobishem, kreshma rrezikon te perfundoje si e padobishme ne teresi.
Kreshma nuk ushtron ndikim vetem tek individe. Ndikon dhe gjithe shoqerine. Pajton dhe qeteson menjehere te gjithe njerezit. Imponon heshtje ne britma dhe ne gerthitje, debon grindjet dhe konfliktet, largon pergojimin dhe thashethemet. Cila paraqitje e ndonje mesuesi, ndalon kaq shpejt rremujen dhe zhurmen e femijeve? Sapo shfaqet kreshma cdo turbullire ne qytet pushon automatikisht. Kush mund te vazhdoje partin dhe argetimin ne kohe kreshme? Kush mund te bashkangjise kreshmen me kercime te felliqura? Te qeshurat e shemtuara, kenget imorale dhe vallet e ekzagjeruara, largohen nga qyteti, sapo mberrin kreshma si nje gjykates i ashper. Nese te gjithe do te degjonin keshillat e kreshmes, do te mbizoteronte paqe e persosur ne te gjithe njerezimin. Nuk do te ngrihej nje popull kunder tjetrit. Nuk do te kishim konflikte te armatosura, as prodhues armesh. Nuk do te kishte gjykatore e as burgje. Shkretetirat nuk do te strehonin keqberes, qytetet as shpifesit, detet as piratet. Nese do te mbizoteronte kreshma, jeta jone nuk do te ishte e mbushur me psheretima. Sepse ajo do te mesonte tek te gjithe kufizimin e jetes se shkaperderdhur, por dhe ndalimin nga shume te keqia. Do te mesonte ikjen perfundimtare dhe largimin nga paradashja dhe tahmaqarlleku dhe nga ambicia dhe epshi. Nese lirohemi nga keto, do te jetojme me paqe dhe shenjterim.
Pra, pasi kaq te mira na ofron kjo mbretereshe e virtyteve, le ta pranojme pa ndonje zymtesi, pa ndonje ankese. Te gjithe gatishmerisht le te nderojme tryezen shpirterore qe na shtron kreshma, duke na lare dhe duke na pergatitur per lumturine hyjnore, te perjetshme, te parajses.
Perktheu: Thoma Shkira, teolog
-------------
Kujtojmë:
-------------
Kreshma e Krishtlindjes nis ne 15 nentor dhe mbaron ne 25 dhjetor, pas kremtimit te Liturgjise Hyjnore te Krishtlindjes.
Ne Kreshmë nuk hahet mish, nënproduktet e tij, veza dhe bulmetrat.
Lejohen peshku, frutat e detit, perimet, vaji dhe frutat. Peshku lejohet deri ne dt 17 dhjetor. Peshku, vaji e vera nuk lejohen te merkurave dhe te premteve.
Nga data 17 deri më 24 dhjetor, kreshma bëhet më e fortë, ku peshku nuk lejohet dhe vera e vaji lejohen vetëm të Shtunave dhe të Dielave.