Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Sunday, 3 September 2017

E Djela e 13-të e Mattheut, predikon Mitropoliti i Korçës Hirësia e TIj +Joani 3 09 2017

Ungjilli - Mateu 21:33-42.
Dëgjoni një tjetër paravoli: Një njeri ishte zot shtëpie, i cili mbolli një vresht dhe e thuri me gardh, edhe gërmoi në të një tirë, edhe ndërtoi një pirg; edhe ua dha atë me qira bujqve e iku në vend tjetër. Edhe kur u afrua koha e të vjelave, dërgoi shërbëtorët e tij te bujqit, që të marrin frytet e tij. Edhe bujqit i zunë shërbëtorët e tij, e njërin e rrahën, e tjetrin e vranë, edhe tjetrin e vranë me gurë.
Përsëri dërgoi të tjerë shërbëtorë, më tepër se të parët, por ashtu ua bënë edhe atyre. Edhe pastaj dërgoi të birin tek ata, duke thënë: Do të kenë turp nga im bir. Po bujqit kur panë të birin, i thanë njëri-tjetrit: Ky është trashëgimtari. Ejani ta vrasim dhe të përvetësojmë trashëgimin e tij. Edhe si e zunë, e nxorën jashtë vreshtit edhe e vranë. Kur të vijë i zoti i vreshtit, ç’do t’u bëjë atyre bujqve?
I thonë: Të këqijtë si mos më keq do t’i shfarosë, edhe vreshtin do t’ua japë me qira bujqve të tjerë, të cilët do t’ia japin frytet në kohët e tyre.
Ju thotë atyre: Kurrë s’keni lexuar në shkronjat: “Guri, që flakën tej ndërtuesit, ky u bë Kreu i qoshes; prej Zotit u bë kjo, edhe është e çuditshme në sytë tanë”?