Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Monday, 25 December 2017

Kremtimi i Krishtlindjes në Mitropolinë e Shenjtë Korçë !



Krishtlindja në Mitropolinë e Shenjtë Korçë u kremtua me madhështi. Pas Meshës Hyjnore të udhëhequr nga Mitropoliti i Shenjtë i Korçës, Hirësisë së Tij +Joanit, ku pjesmarrja ishte shumë e madhe, në selinë e Mitropolisë, të shumtë ishin njerëzit që shkuan të uronin nga afër Hirësi Joanin.  Kështu zv/ Kryeministri Niko Peleshi, Kryetari i Bashkisë z Sotiraq Filo, përfaqësuese nga pushteti lokal e qëndror, deputetë nga të gjitha partitë politike, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, përfaqësues së shoqatave të ndryshme, të minoriteteve të ndryshme, të organizatave të ndryshme, pedagogë të universitetit të Korçës, drejtorë të institucioneve të ndryshme dhe besimtarë të thjeshtë uruan Mitropolit Joanin dhe nëpërmjet tij të gjithë besimtarët Orthodhoksë.
Për shumë vjet gëzuar të gjithëve.