Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Saturday, 23 December 2017

Mitropolia e Shenjtë si çdo vit pranë vëllezërve dhe motrave në nevojë!



Këtë vit në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës, si në çdo Krishtlindje, nën kujdesin e Mitropolitit të Korçës Hirësisë së Tij Joanit, që me fillimin e kreshmës iu bë thirrje besimtarëve që të ishin më solidarë dhe të dhuronin për njerëzit që janë në nevojë. Në çdo predikim të kësaj periudhe, Hirësia e Tij Joani përsëriti se Perëndia na ka dhënë dhuratën më të madhe, që është Zoti Krisht i bërë njeri për të gjithë ne, dhe ne të krishterët nga ajo që kemi duhet të japim per të gjithë ata që janë në nevojë. Me këtë rast u pregatitën 60 pako për njerëzit në nevojë, të cilat u shpërndanë nga grupi i grave i kësaj Mitropolie.