Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Saturday, 14 April 2018

Takim i Mitropolitit të Korçës, Hirësisë së Tij Joanit me studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Teologjisë së Universitetit të Athinës. (Foto Video)


Në dt 12 4 2017 një grup studentësh së bashku me Pedagogët e tyre, të Fakultetit Teologjikt të Universitetit të Athinës, vizituan Mitropolinë e Shenjtë Korçë, ku dhe i priti Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij +Joani. Ishte stacioni i tyre i parë në një udhëtim disa ditor në të gjithë Shqipërinë ku
do të njiheshin me veprën madhore të realizuar këto 25 vitet e fundit, në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në saj të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas.
Hirësia e Tij +Joani i priti në Kishën e Burimit Jetëdhënës, ku dhe ju foli për rëndësinë që realisht ka Ngjallja e Krishtit, për secilin nga ne, personalisht dhe se është tepër e nevojshme të thellohemi më thellë që të kuptojmë plotësisht vlerën që ka Ngjallja e Zotit sepse shpesh ato që mendojmë se i njohim mirë realisht nuk i njohim mjaftushëm.   Nëse nuk ngjallemi dhe ne sëbashku me Krishtin nga brenda atëhere realisht nuk ka asnjë vlerë për ne Ngjallja e Zotit. Në fund theksoi se ne i jemi mirënjohës sa Kryepiskopit Anastas për veprën e tij madhore në Kishën Orthodhokse sa dhe personat që ndihmuan nëpërmjet tij.
Ndiqni videon dhe fotot për më tepër.