Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Monday, 9 April 2018

Të doni njëri-tjetrin, siç ju desha unë dhe ju të doni njëri-tjetrin.....


" 34.Një porosi të re ju le juve:
Të doni njëri-tjetrin, siç ju desha unë dhe ju të doni njëri-tjetrin.35. Prej kësaj do t'ju njohin ju të gjithë se jeni nxënësit e mi, në qoftë se keni dashuri për njëri-tjetrin" Joani 13,34-35. Këto janë vetëm dy nga shumë vargje të tjera por dhe nga vetë jeta e Zotit tonë Jesu Krisht, që na tregojnë se e vetmja zgjidhje për gjithçka,
është DASHURIA ndaj njëri-tjetri. Këtë porosi, Mitropolia jonë e ruan dhe përpiqet që gjithmonë të jetë pranë të gjithë njerëzve në nevojë. 
Festat janë rasti më i mirë për të treguar dashurinë ndaj të tjerëve. Hirësia e Tij, imzot Joani  shërbeu ushqimin dhe ishte pranë tyre për t'iu falur ngrohtësi shpirtërore, duke bërë praktiktë thënien e Shën Joan Gojartit  i cili kur shkonte të hante me të varfërit thoshte se "do të shkoj të ha sëbashku me Zotin".