Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Saturday, 19 May 2018

Hirësi +Joani në Borovë të Ersekës me rastin e së Kremtes së Ristozit!



Ditën e Ristozit, "Ngjitjes së Zotit në Qiell", Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij +Joani, u gjend pranë grigjës së tij në Borovë të Ersekës, ku udhëhoqi Liturgjinë Hyjnore, në Kishën dedikuar kësaj feste të madhe, bashkë me disa prej klerikëve të Mitropolisë sonë. Gëzimi i besimtarëve ishte shumë i madh dhe kjo u duk, në veçanti, nga pjesmarrja masive e të gjitha moshave, duke pasur parasysh që dhe banorët e zonës janë të paktë. Gëzuar për shumë vjet.