Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

 

Monday, 25 June 2018

Kremtim me rastin e 24 qershorit, 26-vjetorit të ringritjes kanonike të Kishës

Image may contain: 1 person, standing
Më 24 qershor 1992, Patriarkana Ekumenike do të zgjidhte Mitropolitin Anastas, si Kryepiskopin e parë pas ardhjes së demokracisë. Kjo do shënonte edhe fillimin kanonik të
ringritjes nga gërmadhat të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Me këtë rast, në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", në Tiranë, u krye Liturgjia Hyjnore panegjerike nga Kryepiskopi Anastas, së bashku me Mitropolitin e Korçës Joanin, Mitropolitin e Gjirokastrës Dhimitrin, Mitropolitin e Elbasanit, Andonin, Mitropolitin e Amantias Nathanailin, Episkopin e Bylisit, Astin dhe klerikë nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë.
Omelinë me rastin e të kremtes së Lindjes së Shën Joan Pagëzorit, e mbajti Hirësia e Tij Andoni.
Në fund, në emër të besimtarëve orthodhoksë, Mitropoliti i Korçës Joani uroi Krypiskopin me rastin e kësaj ditë të shënuar. Kryepiskopi Anastas, në fjalën e tij, kujtoi për më të rinjtë rrjedhën e atyre ditëve historike, deri në pranimin e detyrës dhe falënderoi ngrohtë për urimet dhe mbështetjen e treguar.
 26-vjetori i ringritjes kanonike të Kishës