Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

 

Tuesday, 24 July 2018

Hirësi Joani feston 20 vjetorin e fronëzimit të tij së bashku me të varfërit.


Hirësia e Tij Imzot Joani, festoi 20 vjetorin e fronëzimit të tij së bashku me të varfërit. Që prej çastit që ai u fronëzua u kujdes me dashuri të veçantë për njerëzit në nevojë, për ata njerëz që kanë nevojë për vepra të dashurisë në varëfrinë e tyre të thellë. Që të
shprehësh dashurinë nuk ka nevojë për shumë gjëra, mjafton një pjatë gjellë e ngrohtë dhe ndjen se dikush kujdeset për ty, dikush me të vërtetë të DO. Kështu ai u kujdes që prej momenteve të para të tij në Korçë të krijonte këtë Mencë Dashurie për të varfërit. Këtu e njëzet vjet shumë njerëz kanë ndjerë dashurinë e Zotit nëpërmjet veprës së madhe humane të Hirësisë së Tij Joanit në Mitropolinë e Shenjtë Korçë, vepër e cila ka zbutur dhimbjen e shumë njerëzve në nevojë. 















1 comment:

  1. Shembull i qartë për të gjithë!

    Urime nga zemra dhe Perëndia ju dhuroftë jetë të gjatë me shëndet të plotë për të mirën e Mitropolisë së Hirshme të Korçës, për të mirën e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipëtisë dhe për Lavdi të Perëndisë!

    Për Shumë Vjet, o Kryezot!

    ReplyDelete