Ngjallja-Radio, Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqiptare.- LIVE

Wednesday, 26 September 2018

Meshë Hyjnore panierike me rastin e emrit të Mitropolitit të Korçës Hirësisë së Tij imzot +Joanit!!




Sot Kisha  Orthodhokse përkujton Jetëndërrimin e Shën Joan Theologut, në këtë ditë feston emrin dhe Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij, imzot Joani. Me një Meshë Hyjnore Panierike festuam të gjithë së bashku festën e emrit të Hirësisë së Tij imzot +Joanit. Në të morën pjesë të gjithë klerikët e mitropolisë sonë, dhjetra besimtarë dhe nxënës të shkollës Omiros dhe Platon të cilët shkuan që të uronin, të nderonin dhe të merrnin dhe bekimin e imzot Joanit në këtë ditë të shënuar. Atmosfera shpirtërore festive ndjehej kudo. Të gjithë e uruan nga afër Mitropolitin dhe me gjithë zemër iu lutën Zotit që t'i falë shëndet dhe ndriçim kryebariut tonë që të na drejtojë drejt parajsës që është dhe destinacioni ynë final.
Për shumë vjet o Kryezot!!!
Faleminderit

No comments:

Post a Comment