Ja vlen të lexoni

Momente nga kremtimi i ditës së emrit të Kryepiskopit Anastas.

Sot, më 22 janar, kremtohet Shën Anastas Persiani, emrin e të cilit mban Fortlumturia e Tij Anastasi. Me këtë rast, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, Liturgjia Hyjnore panegjirike u krye nga Kryepiskopi Anastas, bashkë me anëtarët e sinodit, Mitropolitin e Korçës, Hirësinë e Tij Joanin, Mitropolitin e Apollonisë dhe Fierit, Hirësinë e Tij Nikolla, Mitropolitin e Elbasanit, Hirësinë e Tij Andonin, Mitropolitin e Amantias Hirësinë e Tij Nathanailin, Episkopin e Bylisit, Hirësinë e Tij Asti si dhe klerikë nga të gjitha dioqezat.


Në fund të Liturgjisë Kryepiskopin e uroi Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani.

Pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore, Kryepiskopi priti urime në sallën kryesore të pritjeve të godinës së Sinodi të Shenjtë, nga personalitete, besimtarë e klerikë orthodhoksë që erdhën për të uruar Fortlumturinë e Tij, Anastasin.
Për foto nga dita e shënuar klikoni këtu...

Comments