Ja vlen të lexoni

E Diela e 17-të e Mattheut Predikon Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij imzot †Joani Korçë

Sipas Mattheut 15,21-228
21 Edhe Jisui, si doli andej, iku në anët e Tirit e të Sidonës. 
22 Edhe ja një grua kananease tek doli nga ato kufij, e i thërriste duke thënë: Përdëllemë, o Zot, bir i Davidit. Ime bijë mundohet keq prej demonit.
23 Po ai nuk iu përgjigj asaj asnjë fjalë. Edhe nxënësit e tij erdhën pranë e i luteshin, duke thënë: Lëshoje atë, sepse po thërret prapa nesh. 
24 Por ai u përgjigj e tha: Nuk u dërgova gjetiu, veç te dhentë e humbura të shtëpisë së Izraelit. 
25 Pastaj ajo erdhi e i falej atij, duke thënë: Zot, ndihmomë. 
26 Por ai u përgjigj e tha: Nuk është mirë të marrë njeriu bukën e fëmijëve, e t’ua hedhë këlyshëve të qenve. 
27 Edhe ajo tha: Po, Zot; por edhe këlyshët e qenve hanë nga thërrimet që bien nga tryeza e zotërinjve të tyre. 
28 Atëherë Jisui u përgjigj e i tha asaj: O grua, besa jote është e madhe; t’u bëftë si do. Edhe e bija u shërua që në atë çast.

Comments